Monday, July 21, 2008

Udhëtim në brendësi të sendeve

U futa në pjesën e brendshme të fletës së trëndafilit të plote, ngjyre gjaku, të oborrit tim të vjetër. Ajo ishte e thellë, e errët. E errët sepse qe një pafundësi. Nuk kishte kuptim që pafundësia të kishte një dukje që të njihej, sic njiheshin gjërat në anën e jashtme të Sendeve. Ishte e panjohura, prandaj gjithnjë e më shumë më pëlqente të zhytesha në të. S'kishte drite dielli, por qe ngrohtësia e diellit. Ishte prania e diellit. S'kishte kuptim dukja, si në jashtësi. Qe paqja e siguria e diellit. Isha miku i diellit te madh dhe i hënës së detit. Hëna ishte ngjyre vishnje dhe e blerte. Aty banonte ngjyra e kuqe dhe e blerta e kohës se fëmijëve. Erotizmi i brishte dhe dashuria për imazhin. Megjithate ato s'dukeshin, por une qeshe i futur ne to. Gjithcka ashtu ishte. Cdo gje puqej ne nje te vetme. U futa në brendesi te Gjerave. I lodhur nga ankthi dhe lufta e dukjes. Koha s'levizte. U ndodha ne perhershmeri. Disa ndjesi te copezuara i kisha hasur edhe perjashta. Ne anen e padukshme te sendeve ndodhej e kuptimta, si jete qe e kisha ndier here-here permes ankthit dhe casteve befasuese, perjashta. Gjerat ishin ne perputhje me veten e plote, s'ishte nevoja t'i konstatoje. Gjithcka keshtu duhej te ishte. S'kishte ankth, as ikje. Kete gje edhe mund ta vereja, pastaj cdo gje behej e plote. S'kishte asnje kuptim verifikimi. Gjendja ne te cilen u ndodha s'mund te kuptohej perjashta, ku sendi dukej e gjithcka varej nga levizja e rrotes se kohes e hapesires. Ku mbreteronte rastesia dhe supersticioni. Rashe ne kontakt me ate qe ishte, qe eshte e do te jete. S'kisha asnje ide per pritjen e dyshimin. Kjo gje nuk mund te kuptohej jashte, ku gjerat ke nevoje t'i shikosh e t'i prekesh. Ne brendesi ato ishin. S'kishte mungese e mosqenie. Ishte nje gjendje tjeter dhe nje kuptim tjeter. Ngrohtesia ishte tek une dhe njekohesisht jashte meje. Nuk kisha se per cfare te dyshoja. Nuk kisha se cfare te kerkoja, ajo ishte tek une dhe njekohesisht jashte meje. Ishte ekzistuese. S'kishte kohe te vdekur, ose kohe bosh, qe te kontrolloja vetveten. Vetekontrolli dukej absurd. Ndersa ne anen e dukshme te sendeve, ishte absurde e kunderta. Mungesa e vetekontrollit e mungesa e sundimit. Kuptova se perjashta ishte nje kohe qe me ndante nga realiteti. Atje nevojitej patjeter te perceptoje e te kerkoje. Tani perreth vetes sime Sendi ishte. Cfare s'mund te kuptohej perjashta, ashtu si nuk mund te kuptohet ketu mospasja..., mosqenia..., te fjeturit..., vobektesia. Mosprania e kohes dhe e hapesires, ishin jeta pa shkeputje, ishin pasja, e kunderta e mospasjes. Ketu, s'eshte nevoja te dish se ku ndodhet kjo gje apo ajo tjetra. Ekziston ekzistenca. Asgje nuk vinte dhe asgje nuk ikte. Gjerat ishin te cliruara nga dhimbja e tmerri. S'kishe ku te shkoje, as nga te vije. Kjo zevendesohej me te jetuarit gjithmone te ri, e thellesine pambarim te ngjyres vishnje e te gjelber. Kuptova, se njeriun, ne anen e dukshmete Gjerave, e mbyste hapesira e kote, boshi dhe koha pa levizshmeri, e ngrire, qe grumbullohej dhe ecte duke shtyre vetveten. Jashte mund ta veshtroja nje send, por kjo nuk do te thoshte se ai ishte. Edhe mund ta prekja ate, por kjo nuk do te thoshte se ai ishte. Sepse s'isha brenda tij. Nuk mund te isha ne jeten e tij. Ne anen e jashtme te sendeve nuk mund te shikohej jeta e sendit, sepse per kete lipsej e panjohura dhe e pafundmja. Ne anen e jashtme te gjerave, ky realitet nuk mund te kuptohet. Njeriu eshte i mesuar me skamjen dhe deshiren, kjo eshte e kufizuara. Kjo quhet e jetuar. Une mund ta veshtroja tufen e shpupurisur te krelave te erreta, por kjo s'do te thote asgje, vec nje kenaqesie te frikshme te nje grimce ekzistence fragmentare, te nje valevitjeje te kohes. Une mund ta prekja nje send, por ai perseri mbetej inekzistent, sepse qe te ndodhte e kunderta duhet qe me e pakta te ishte i imi. Por kjo ishte absurde, dhe ky absurditet atje perjashta nuk kuptohej. Njeriu kenaqet me gjera te pakuptueshme, qe s'jane vecse loje e vendndodhjes dhe e kufizueshmerise se mases se Sendit. Atje ishte iluzioni i zgjatjes se kohes e i sasise se Sendit, vetem e vetem per te mundur te kishe idene e zoterimit te tij. Ana e brendshme e Gjese ishte nje gjendje tjeter, nuk ishte Sendi, sic e njohim se jashtmi. Ketu, ne pjesen e panjohur, nuk jam une perballe sendit, apo anash tij apo pas tij, apo larg tij. Une jam bashke me te dhe kjo eshte ekzistenca. Nuk kuptohet te qenet i varfer, shikues nga larg. Spektator si ne jashtesi, ku zoteron veshtrimin, por jo Sendin. Ke vetem anen e paket te gjerave, e kjo shoqerohet nga frika. Ana e brendshme e sendit eshte ana e tij e panjohur. Ana e panjohur eshte pafundesia e Sendit. Ne kuptimin e se jashtmes, folja "eshte", ne brendesi, barazohet me te tri kohet: ishte, eshte e do te jete. Ti mund t'i veshtrosh syte e saj, por kjo nuk perben gje. Ato mund te ikin dhe mund te vijne, mund te mos jene me, madje pergjithmone. Kjo ishte mospasja, mosqenia, feshferima e nderprere. Ato sy s'jane te ty. Kjo s'mund te jete e ndashme, sic e perceptojme ne anen e dukshme. Afersia e syve, e ngjyres se flokeve eshte, eshte e perhershme dhe per kete duhen thellesite e erreta e te panjohura. Gjithmone e reja shtrihet, jo ketu, apo atje, as ketu deri atje. Shtrihet kudo dhe kjo do te thote: eshte. Perndryshe, sikur edhe ne nje pjese hapesire te mos ishte, kjo do te thote se, ajo eshte munguese, nuk eshte. Kuptova se gjithcka, kur eshte, eshte kudo e kurdo. Pak te mos jete, atehere s'eshte. Ketu do te fillonte endrra e frikshme dhe ankthi, sic ndodh jashte. S'ka pjese, apo ane, te shkrete, pa pasje, ose me mospasje. Kjo s'kuptohet perballe sendit, ne jashtesine e tij. Nuk eshte aroma qe vjen nga diku, cdo gje eshte arome. Eshte vete aroma. Keshtu kishte qene. Keshtu eshte gjithmone. Kjo gje: eshte. Eshte ngado. Ne pjesen e padukshme te sendeve, eshte pafundesia. Aty gjerat hapen. Nuk kerkohen, jane. S'ka mbyllje, as pjese bosh. Boshi eshte hici. Dhe hici eshte jashte, ku sendi here duket, here jo. Eshte mospasja, hapesira e deshires. Boshi s'ishte vecse pjesa e jashtme e sendeve. Ajo, ku veshtrojme qe te jete, ose mos te jete. Ajo, ku ishte ankthi dhe endrra e frikshme. Anija po iken, por kjo s'mund te jete ikje, apo braktisje. Eshte levizje, pa ankth. Nuk perben asnje ndryshim, sepse eshte gjithmone e reja, por qe eshte ne cdo cast, e s'behet monotone. Gjithmone e re dhe e panjohur. Dhe kjo eshte levizja e vertete. Qendrueshmeria dhe perhershmeria. Gjerat jane aty dhe pergjithmone. Gjithmone dielli i ri. Gjerat jane aty e pergjithmone, ne thellesi e pafundesi. Kuptova pafundesine. Eshte sinonim i perhershmerise. Kjo eshte pasja e perhershme. Jashte s'gjendet vendi, sepse nuk ka vend. Te kerkosh nje vend, eshte nje kerkese e deshperuar per pak jete, per pak kohe, per nje kohe tenden, si te pikturuar me ngjyren blu te grumbujve te luleve te egra. Mund te veshtrosh shtepine: formen, muret, dritaret, fasadat, catine me tjegullat, por kjo s'perben asgje. S'mund te rehatohesh gjekundi. Vetem shikon, largohesh ose afrohesh. Mund te levizesh perpara ose mbrapa, eshte e njejta gje, nje levizje bosh, ose vete hici. Ne castin qe mund te rehatohesh brenda saj, shtepia zhduket. Nuk ekziston vecse paqja e siguria. Ngrohtesia e ngjyres se reve te ndjek, si afria e nje qyteti te madh, ku po behesh gati te hysh. Qe e shikon nga larg. Shikon vezullimet e rrugeve, vetem vezullimet e largeta. Por ndien nje prani te fuqishme, forcen mbeshtetese. Imazhet jane pjese te copezuara te anes se brendshme, te padukshme. Keto hapen rastesisht. Duken sikur krijohen nga tradita e se jashtmes, por jo. Sepse nuk ndodh gjithmone keshtu, aspak, perkundrazi, te pllakos frika, konsumimi e monotonia. Vezullimi i diellit ne distancen me te larget e paqja e fytyres njerezore jane nje mister. C'ishte ai pjesezim dhe prekja e ftohtesise. Ftohtesia e reagimit te sendit, me e dhimbshme se kercenimi i vdekjes. Shpirti kerkon dashurine dhe me kete nenkupton pafundesine e dashurise. Shpirti kerkon bukurine dhe me kete nenkupton pafundesine e bukurise. Shpirti kerkon paqen dhe me kete nenkupton pafundesine e paqes. Shpirti kerkon ngjyren vishnje e te blerte qe i humbi dhe me kete nenkupton pafundesine e ngjyres.